Ballina Shoqata Kongreset Lajmet Kontaktet

 

 


BOSNALIJEK

Bosnalijek është prodhuesi industrial më i madh i barnave në Bosnjë dhe Hercegovinë e themeluar në vitin 1951 dhe ka program të begatshëm të prodhimit që përfshinë 140 barna të bazuara në 83 emra gjenerike të ndryshme.

Këto janë preparate për përdorim oral , parenteral dhe lokal, me veprim në sistemin gastrointestinal dhe metabolizëm, sistemin kardiovaskular, lëkurë, sistemin muskuloskeletal, sistemin nervor, sistemin respirator dhe në trajtimin e infeksioneve sistemike.

Bosnalijek është në hap me standardet më të avancuara të kualitetit.

Në këtë kompani observohen në mënyrë të vazhdueshme standardet më të larta botërore për industrinë farmaceutike, kërkesat e Farmakopesë së SHBA-ve dhe asaj Europiane, si dhe principet e GMP ( Good Manufacturing Practice- Praksë e Rregullt e Prodhimit), dhe kjo gjë është konfirmuar nga auditimet e shumta ndërkombëtare, siç është auditi për GMP i Inspektoratit Shëndetësor të Holandës.

Prodhimet e Bosnalijek-ut eksportohen në: Kroaci, Slloveni, Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi , Rusi, Ukrainë, Moldavi, Arabinë Saudite, Kuvajt, Katar, Libi, Jemen.

Përfaqësia e Bosnalijek-ut në Kosovë është hapur në Janar të vitit 2002 dhe aktualisht janë të punësuar 12 persona që veçohen me përkushtim ndaj punës, kreativitet, komunikim të mirë dhe vizion të kjartë.

Në Kosovë deri më tani janë të regjistruara 81 preparate me të gjitha format.

Bosnalijek-ut , në vitin 2002 i është ndarë Shpërblimi i Kurorës së Kualitetit në Kategorinë e Artë, në Londër.

 


 



© 2015 Shoqata e Kardiologëve të Kosovës. 
Të gjitha të drejtat e rezevuara.