Ballina
Ballina Shoqata Kongreset Galeria Kontaktet



Programi dhe Libri i Abstrakteve i "Kongresi i 6-të i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës.
Programi | Libri i Abstrakteve
_______________________________________________________


Programi i "Kongresi i 5-të i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës - Shqip | English
_______________________________________________________


Programi i Shoqatës Shqiptare të Kardiologjisë - Risitë në Kardiologji – 2018
_______________________________________________________


Programi "Kongresi i 4-të i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës
_______________________________________________________

N J O F T I M

Shoqata e Kardiologëve të Kosovës
Kongresi i 6-të i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës
20-21 Maj, Hotel Emerald, Prishtinë.


Mirësevini në web faqen e Shoqatës e Kardiologëve të Kosovës

Shoqata e Kardiologëve të Kosovës (SHKK) është themeluar në vitin 2002 dhe sot numëron 97 anëtarë. SHKK zyrtarisht është pranuar si anëtare e Shoqatës Europiane të Kardiologjisë (Europian Society of Cardiology –ESC) në vitin 2009, në takimin e vjetor të ESC në Barcelonë. 
Objektivat e shoqatës janë rritja e njohurive për sistemin kardiovaskular te mjekët, specialistët e mjekësisë familjare, specialistët e mjekësisë interne dhe kardiologët, por edhe në komunitetin e vendit në përgjithësi. SHKK, gjithashtu synon rifreskimin e vazhdueshëm të njohurive nga kardiologjia dhe kardiokirurgjia në mesin e praktikuesëve të këtij profesioni, nëpërmjet: 1) Kongreseve të SHKK, që mbahen çdo dy vjet, dhe janë konferenca me pjesëmarrje ndërkombëtare, me ligjëruesë të shquar ndërkombëtarë në fushat e veçanta subspecialistike kardiake; 2) Organizimin e rregullt të aktiviteteve edukative; 3) Organizimin e Konferenës së Pranaverës dhe Konferencën e Vjeshtës (bashkë më Shoqatën Shqiptare të Kardiologjisë) me anëtarët e shoqatës, specializantët në kardiologji, por edhe profesionistët tjerë mjekësor, ku diskutohet për çasjet e reja diagnostike dhe terapeutike në kardiologji dhe diskutohen udhërrëfyesit e fundit të ESC.

Shoqata e ka një anëtar bordi i cili i mbikëqyr rregullat e specializimit në fushën e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë. Deri më tani Shoqata ka organizuar tetë simpoziume ndërkombëtare me tema të ndryshme nga Kardiologjia. Shoqata ka organizuar katër kongrese kombëtare (në vitet 2008, 2010, 2015 dhe 2017), dhe është duke planifikuar organizimin e kongresit të 5-të me radhë më datë 17-18 Maj 2019 ku janë ftuar shumë ekspertë ndërkombëtar të fushës, dhe ku do të jetë edhe Seanca e Përbashkët me ESC.

Që nga themelimi i saj, SHKK ka punuar me devotshmëri të madhe në përpjekje për përmisimin e profesionalizmit në komunitetin e kardiologjisë, e në veçanti rritjen e kualitetit të shërbimeve. Përveq kësaj, janë promovuar hulumtimet në kardiologji, cak ky i rëndësishëm i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës. Në fakt, një numër i rëndësishëm i kardiologëve kanë përfunduar ose janë në proces hulumtimi në nivel doktorature, disa nga të cilët edhe në vendet e Bashkimit Europian. Përkundër kufizimeve të shumta anëtarët e Shoqatës kanë arritur të publikojnë rreth 150 punime shkencore në revista të shqyrtuara ndërkombëtare.

Aktualisht, Kryetar i SHKK është Profesor Gani Bajraktari, i cili synon rritjen e hulumtimeve dhe edukimit profesional në Shoqatë, si dhe të ngritë vëmendjen publike në popullësi, për sëmundjet kardiovaskulare, rrezikun e tyre, e në veçanti për sëmundjet aterosklerotike të zemrës. Ai është duke kërkuar strategji serioze për parandalimin e sëmundjeve kardiake, diagnostikimin e saktë dhe të hershëm të tyre, si dhe implementimin e terapisë të bazuara në të dhëna të sakta.
Në kuadër të SHKK funksionojnë edhe grupet punuese:

- Grupi punues për kardiologji invazive dhe intervente
- Grupi punues për ekokardiografi
- Grupi punues për pamjaftueshmërin e zemrës, dhe 
- Grupi punues për hipertensionin arterial
- Grupi punues për çrregullime të ritmit

SHKK ka lansuar 10 udhërrëfyes të ESC, të cilët janë përkthyer në gjuhën shqipe me miratimin e ESC.


 

 

 

 

 

 

 



© 2015 Shoqata e Kardiologëve të Kosovës. 
Të gjitha të drejtat e rezevuara.