Ballina
Ballina Shoqata Kongreset Galeria Kontaktet




Programi "Kongresi i 4-të i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës
_______________________________________________________


26th Nordic-Baltic Cardiology Congress
_______________________________________________________


HEART FAILURE 2017

SATURDAY 29 APRIL - TUESDAY 02 MAY 2017
PARIS - FRANCE


N J O F T I M

Kongresi i 4-të i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës
4th Congress of Kosovo Society of Cardiology
26-27 Maj/May 2017, Prishtina International Hotel



Mirësevini në web faqen e Shoqatës e Kardiologëve të Kosovës

Shoqata e Kardiologëve të Kosovës është themeluar në vitin 2002 dhe sot numëron 70 anëtarë. Shoqata e Kardiologëve të Kosovës zyrtarisht është pranuar si anëtare e Shoqatës Europiane të Kardiologjisë në vitin 2009, në takimin e vjetor të ESC në Barcelonë.
Objektivat e shoqatës janë rritja e njohurive për sistemin kardiovaskular te mjekët, specialistët e mjekësisë familjare, specialistët e mjekësisë interne dhe kardiologët, por edhe në komunitetin e vendit në përgjithësi. Shoqata, gjithashtu synon rifreskimin e vazhdueshëm të njohurive nga kardiologjia dhe kardiokirurgjia në mesin e praktikuesëve të këtij profesioni, nëpërmjet: 1) Konferencave aktive të mbajtura çdo dy vjet nën udhëheqjen e ekspertëve ndërkombëtarë në fushat e veçanta subspecialistike kardiake; 2) Organizimin e rregullt të aktiviteteve edukative; 3) Organizimin e përmuajshëm të takimeve profesionale me anëtarët e shoqatës, specializantëve në kardiologji, por edhe profesionistëve të tjerë mjekësor, ku do të diskutohet për çasjet e reja diagnostike dhe terapeutike në kardiologji dhe do të diskutohet për udhërrëfyesit e fundit të ESC.

Shoqata e ka një anëtar bordi i cili i mbikëqyr rregullat e specializimit në fushën e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë. Deri më tani Shoqata ka organizuar tetë simpoziume ndërkombëtare me tema të ndryshme nga Kardiologjia. Shoqata ka organizuar dy kongrese kombëtare (në vitin 2008 dhe 2010), dhe është duke planifikuar organizimin e kongresit të 3-të me radhë më datë 19-20 qershor, 2015 ku janë ftuar shumë ekspertë ndërkombëtar të fushës.

Që nga themelimi i saj, Shoqata Kosovare e Kardiologjisë ka punuar me devotshmëri të madhe në përpjekje për përmisimin e profesionalizmit në komunitetin e kardiologjisë, e në veçanti rritjen e kualitetit të shërbimeve. Përveq kësaj, janë promovuar hulumtimet në kardiologji, cak ky i rëndësishëm i Shoqata e Kardiologëve të Kosovës. Në fakt, një numër i rëndësishëm i kardiologëve kanë përfunduar ose janë në proces hulumtimi në nivel doktorature, disa nga të cilët në vendet e Bashkimit Europian, si p.sh. në Suedi. Përkundër kufizimeve të shumta anëtarët e Shoqatës kanë arritur të publikojnë rreth 100 punime shkencore në revista të shqyrtuara ndërkombëtare.

Aktualisht, Kryetar i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës është Prof.Asoc. Gani Bajraktari, i cili gjithashtu udhëheq Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë. Dr.Bajraktari synon rritjen e hulumtimeve dhe edukimit profesional në Shoqatë, si dhe të ngritë vëmendjen publike në popullësi, për sëmundjet kardiovaskulare, rrezikun e tyre, e në veçanti për sëmundjet aterosklerotike të zemrës. Ai është duke kërkuar strategji serioze për parandalimin e sëmundjeve kardiake, diagnostikimin e saktë dhe të hershëm të tyre, si dhe implementimin e terapisë të bazuara në të dhëna të sakta.

Në janar 2015, u themeluan 4 grupe punuese të Shoqatës:

- Grupi punues për kardiologji invazive dhe intervente
- Grupi punues për ekokardiografi
- Grupi punues për pamjaftueshmërin e zemrës, dhe
- Grupi punues për hipertensionin arterial

Tre udhërrëfuesitë e parë, të lansuara në 2014 nga ESC, janë në proces të përkthimit në gjuhën shqipe me miratimin e ESC, dhe do të jenë gati për tu lansuar në kongresin kombëtar të qershorit të këtij viti.

 


 

 

 

 

 

 

 



© 2015 Shoqata e Kardiologëve të Kosovës. 
Të gjitha të drejtat e rezevuara.